Van Rompuy Mbeshtesim Greqine per kapercimin e krizes se deficitit
Presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy ka shprehur sot mbështetjen e Unionit ndaj përpjekjeve që po bën qeveria greke për kapërcimin e krizës së defiçitit buxhetor.
Pas një takimi me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu në Athinë, Rompuy tha se Bashkimi Europian ndodhet përkrah Greqisë.
Por ai tërhoqi vëmendjen se duhet të avancojnë pa vonesë reformat që synojnë luftimin e burokracisë, korrupsionit dhe evazionit fiskal.
Presidenti i BE-së, tha se respekton sakrificat e grekëve, që siç tha, janë shumë të mëdha, sikurse mirëkupton edhe reagimet energjike të shoqërisë.
Por ai tha se nuk është faji i Europës për masat shtrënguese financiare.
“Këto reforma duheshin bërë shumë kohë më parë”, tërhoqi vëmendjen presidenti i Bashkimit Europian.
Më tej, ai vuri në dukje se është hera e parë që komuniteti ndërkombëtar i jep një shteti një paketë shpëtimi me vlerë kaq të madhe, 110 miliardë euro, që është e barabartë thuajse me gjysmën e prodhimit të brendshëm të Greqisë.
Presidenti i BE-së u takua edhe me presidentin e Republikës greke, si dhe shefin e opozitës, Antonis Samaras.
Programi i Van Rompuy në Athinë vazhdon në mbrëmje me një ligjëratë në fondacionin grek të politikës së jashtme, ndërkohë që kryeministri Papandreu ka thirrur menjëherë një mbledhje të kabinetit ministror, ku po shqyrtohet plani i masave të reja ekonomike, që do të paraqiten në parlament, muajin e ardhshëm.
Plani parashikon sigurimin e më shumë se 25 miliardë eurove, që kryesisht do të synohet të gjenden në reduktimin e mëtejshëm të pagave dhe shpenzimeve në sektorin publik, por edhe në rritjen e të ardhurave, çka sipas analistëve do të thotë rritje e tatim taksave, ndonëse ministri i Financave, Jorgos Papakonstandinu e përgënjeshtroi këtë.
Gjithsesi, planet e reja të qeverisë janë kritikuar ashpër nga deputetë të partisë në pushtet, aq sa mediat vënë në dyshim nëse ato do të arrihet të votohen nga parlamenti.