Zbulohen 500 kg hashash në Turqi

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 15:00
Organet turke të policisë kanë zbuluar 500 kilogram hashash në një aksion të kryer në rajonin e Stambollit.
Në një aksion të parë të realizuar policia ka vënë në pranga dy persona, tek të cilët ka gjetur 50 kg hashash, ndërsa pas informacioneve të siguruara është arritur edhe kapja e 450 kg, njoftuan mediat turke.
Policia në këtë rast ka arrestuar edhe tre persona të tjerë të lidhur me këtë rrjet ndërkombëtar të shpërndarjes së drogës.
Në Turqi vitin e kaluar u konfiskuan 70 ton hashash dhe 13 ton heroinë lëndë narkotike.