Presidenti Obama do te paraqese vizionin e tij rreth borxhit dhe deficitit

Ne nje fjalim qe do te mbaje sot presidenti Barack Obama do te shpalose ate qe Shtepia e Bardhe e quan vizionin e presidentit per te trajtur borxhin e madh dhe problemet e deficitit qe kercenojne rimekembjen ekonomike te vendin dhe perspektivat per rritje ne te ardhmen.
Qe nga fitorja e republikaneve nentorin e kaluar ne zgjedhjet e pjeshme per Kongresin amerikan cfare ndryshoi balancen ne Kongres zoti Obama dhe republikanet kane debatuar mbi taksat dhe shpenzimet qeveritare.
Ka patur kompromise te medha sic ishte marreveshja e dhjetorit te kaluar per zgjatjen e perkohshme te shkurtimit te taksave te kohes se presidentit Bush dhe marreveshja e fundit qe menjanoi bllokimin e punes se qeverise.
Zoti Obama vazhdimisht ka paralajmeruar per ato qe i cileson si negociata te veshtira perpara per te shtene nen kontroll deficitin e shpenzimeve qeveritare dhe trajtimi i borxhit kombetar qe tejkalon shumen prej 14 trilion dollaresh.
Madje edhe kur ai prezantoi buxhetin e tij prej 37 trilion dollaresh per vitin fiskal 2012 qe fillon ne tetor me synimin per te zvogeluar deficitit me 11 trilion dollare gjate 10 vjeteve te ardhshem presidenti shmangu skicimin e nje plani gjithperfshires per deficitin dhe reduktimin e borxheve.
Po ashtu ai nuk tregoi mbeshtetje te plote mbi gjetjet nga komisioni i tij dypalesh qe rekomandoi shkurtime prej 4 trilionesh ne shpenzimet qeveritare perfshi nevojen per te trajtuar kostot e larta per programe si Medicare dhe sigurimet sociale.
Kjo do te ndryshoje sot ne fjalimin qe presidenti Obama do te mbaje ne Universitetin George Washington nderkohe qe presidenti do te prezantoje ate qe zedhenesi i tij Jay Carney e quan vizion per reduktimin afatgjate te deficitit dhe borxheve.
Ai ka folur mjaft qarte rreth nevojes per ta bere kete permes bisedimeve ku te gjithe ulen ne nje tryeze dhe diskutojne nje rruge te balancuar per te trajtuar deficitin dhe borxhin afatgjate. Ai do te ofroje kete vizion ne fjalimin e sotem dhe pret me padurim te punoje me udheheqesit e Kongresit.
Zedhenesi Carney menjanoi me kujdes futjen ne detaje por theksoi se fjalimi i zotit Obama ka qene duke u hartuar prej kohesh dhe rezulton nga nje trajtim i posacem dicka per te cilen njihet presidenti.
Te dhenat qe kane dale nga zyrtaret e administrates tregojne se zoti Obama po futet ne nje territor te rrezikshem politik duke diskutuar edhe me tej shkurtimet e kostos ne programet e shtrenjta shendetesore nga te cilat perfitojne te moshuarit dhe te varfrit Medicare dhe Medicaid.
Ne ceshtjen e sigurimeve sociale presidenti duket se do te perserise pikepamjet e tij se pavaresisht se jane nje program i madh nuk jane kontribues i rendesishem ne problemet e deficitit ne terma te aferta apo te mesme dhe se duhen ndermarre hapa per forcimin e tyre.
Po ashtu pritet qe presidenti te premtoje intensifikimin e perpjekjeve per te gjetur kursime te metejshme nga programet e tjera dhe te rrise te ardhurat qeveritare permes rritjes se taksave per amerikanet e pasur.
Shtepia e Bardhe thote se fjalimi i zotit Obama nuk eshte kunderpergjigje ndaj planit republikan qe propozon shkurtime prej me shume se 5 trilion dollaresh gjate dekades se ardhshme. Zedhenesi Carney tha se presidenti e sheh planin si krejtesisht te padrejte.
Presidenti beson se plani deshton te provoje balancen dhe se balanca eshte esenciale.
Ne prag te fjalimit te presidentit Obama kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve republikani John Boehner tha se cdo propozim i presidentit Obama gjate fjalimin per te rritur taksat do te jete i paparanueshem dhe jonxites.
Presidenti ka ftuar zotin Boehner dhe udheheqes te tjere te Kongresit qe te marrin sot pjese ne nje diskutim ne Shtepine e Bardhe mbi vizionin e tij per politikat fiskale para se ai ti paraqese ato ne fjalimin qe do te pasoje me vone.