E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE e shqetësuar për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 21:17

E ngarkuara e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Catherine Ashton është shprehur me tone kritike për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë.

Në javët e fundit janë zhdukur, janë arrestuar apo janë keqtrajtuar në mënyra të ndryshme shumë avokatë, artistë, blogger, gazetarë dhe shkrimtarë, tha Ashton në Bruksel.

Krahas kësaj janë dhënë dënime të rënda për disidentët, si edhe është vështirësuar puna e gazetarëve.

Ashton përmendi arrestimin e artistit, Ai Weiwei, të cilin Kina e akuzon zyrtarisht për kriminalitet ekonomik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›