Van Rompuy: Mbledhje e BE, më 30 janar
BRUKSEL - Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të liderëve të BE-së, për në 30 janar të vitit të ardhshëm.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, e cila raporton për këtë vendim të Rompuy, takimi do t’i dedikohet situatës emergjente të papunësisë dhe masave që duhen ndërmarrë për të stimuluar rritjen ekonomike.
Vendimi i presidentit të BE-së vjen vetëm një ditë pas marrëveshjes mes 17 vendeve të eurozonës për të marrë hua 150 miliardë euro nga FMN-ja, shumë kjo që do të përdoret për të stabilizuar eurozonën.
Sërish Londra refuzoi të jetë pjesë e marrëveshjes, duke refuzuar të kontribuojë në fondin e FMN-së.
(er.nu/news24/BalkanWeb)