E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Rompuy ndalon Euro2012 në samit

Të enjten në mbrëmje ndeshja e Euro 2012, Itali-Gjermani përcolli emocione të shumta edhe në ambientet ku futbolli nuk është shumë i pranuar.

Një gjë e ngjashme ndodhi në ndërtesën Justus Lipsius në Bruksel, ku po zhvillohet samiti i liderëve europianë, që nga ana e tyre po luajnë “ndeshjen” e shpëtimit të euros.

Megjithatë ¾ e sallës së shtypit ishte e përqëndruar tek derbi klasik që po luhej në Varshavë.

Befas presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy ngrin shpresat e atyre gazetarëve që shpresonin të ndiqnin takimin në ekranin e sallës së shtypit në Bruksel.

“Këtu po bëjmë gjëra serioze”, tha ai, kaq duhej që kërkesa e gazetarëve për të ndjekur një prej takimeve më të rëndësishme të këtij Europiani të anulohej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›