E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Pakistan vriten 7 ushtarë

Të paktën shtatë ushtarë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur,teksa karvani i tyre u godit nga një bombë në rrugën përgjatë kufirit me Afganistanin, në rajonin veriperëndimor.

Incidenti ndodhi mbrëmë në një treg në vendin Bara.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por talibanët pothuajse rregullisht i sulmojnë përfaqësuesit qeveritarët dhe civilët në këtë territor.

Gjithashtu një tjetër sulm është shënuar dje në Pakistan ku si pasojë e një sulmi të militantëve sunitë kundër një autobusi me piligrinë shiitë, u vranë 10 vetë.

Policia theksoi se ky sulm ndodhi në qytetin jugperëndimor Kueta, kryeqytet i provincës Balluçistan, dhe se në autobus gjendeshin afro 40 persona, që udhëtonin nga Irani për në Kueta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›