E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, policia arreston me 4.6 kg heroinë 42 vjeçarin

Policia Kufitare bën të ditur se sasia e lëndës narkotike është gjetur poshtë kofanos së makinës së shtetasit Kristaq Musha, lindur dhe banues në fshatin Portëz të rrethit Fier.

Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit rezultoi se pikërisht në kofanon e këtij mjeti, në pjesën plastike poshtë fshirëseve të xhamave të makinës , u gjetën 9 pako të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Heroinë.

Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Kristaq Musha për veprën penale “Trafik ndërkombëtarë i lëndëve narkotike me destinacion Greqinë”.

Policia përveç sekuestrimit të 9 pakove me heroinë, automjetit të Mushës, sekuestroi edhe 2 aparate celularë dhe një kartë Sim Cosmote. U sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës materiale 9 pakot me lëndë narkotike.

Policia shton se kontrolli ishte në kuadër të masave të marra për përballimin e fluksit të emigrantëve të cilët kthehen për pushime, mes të cilave janë intensifikuar edhe ato në drejtim të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›