E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vart drejt Juventusit

Pasi refuzoi rinovimin e kontratës me Hamuburgun, Van der Vart po manifeston gatishmërinë e tij për një transferim te Juventusi. Fantazisti holandez gjatë një interviste për "Bild" shpjegon edhe ëndrrën e tij për Torinon: "Juventusi është një klub i madh dhe e di që drejtuesit e tij janë të interesuar për mua". Kontrata e lidh Van der Vartin me skuadrën gjermane deri në vitin 2010. Sipas gazetës gjermane Juventusi është i gatshëm të derdhë në arkën e Hamburgut 17 milionë euro, ndërsa për futbollistin ofron një kontratë pesëvjecare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›