E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VanHorn takon kryeprokurorin Çela: SHBA mbështetje institucioneve të pavarura në përpjekjen për të dhënë drejtësi

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Në takim u diskutua mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe u theksua rëndësia e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë”, thekson Ambasada e SHBA.

Ambasada amerikane bën të ditur se, “VanHorn ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për popullin shqiptar”.

1 nga 3

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›