E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi edhe sot në Kosovë, në Prekaz homazhe Adem Jasharit

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, Presidenti Topi do të udhëtojë drejt Kompleksit Memorial në Prekaz, ku do të bëjë homazhe për nder të komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të Kosovës në Glogian, si dhe do të zhvillojë një vizitë në qytetin e Gjakovës.
 

Një ditë më parë, Presidenti pati një axhendë të ngjeshur me takime.
 

Ai u prit në një ceremoni zyrtare nga homologia e tij Hatifeje Jahjaga, ndërsa mbajti edhe një fjalim para deputetëve të Kosovës. Më pas gjatë pasdites Topi u takua me krerët e partive parlamentare të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›