E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 40 pako me kanabis, ikën poseduesi

Rreth 40 pako me kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec- Korçë.

Policia sekuestroi drogën, ndërsa poseduesi i saj mundi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Droga u gjet në bagazhin e një makine me targa greke, dhe mësohet se kishte për destinacion Greqinë. Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të lëndës narkotike, i cili është shpallur në kërkim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›