Bregu Trillimet e Rames nuk mbulojne vrasjen e Gines

Ministria e Integrimit hedh poshte akuzat e perseritura te socialisteve lidhur me familjaret e ministres Majlinda Bregu. Akuzat monstruoze te Edvin Rames nuk prekin dhe as cenojne dot te verteten dhe dinjitetin e ministres Bregu. Per te gjitha keto nuk do te vonoje dita kur Edvin Rama do te perballet me drejtesine - pohoi zedhenesja e Bregut Alida Beqiraj. Ajo i ka quajtur deklaratat e PS-se trillime te perseritura te njeriut qe ka deklaruar vetem 3 mije euro pasuri nderkohe qe ka prere gjoba prej 100 milione eurosh e ndersa dokumentet vertetojne se vetem tek 5 partneret e tij gjate 12 viteve ka transferuar 100 milione euro. Ministrja Bregu ka deklaruar cdo te ardhur dhe pasuri sipas ligjit dhe cilido qytetar politikan apo gazetar mund ta vertetoje kete ne Inspektoratin e Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te pasurive. I themi Edvin Rames se me akuza monstruoze dhe te pabaza ndaj ministres Bregu nuk mund te mbuloje gjobat 20 ndaj ndertuesve. Nuk mund te fshehe krizen e tij personale e politike - tha ajo. Beqiraj ka shtuar se Rama nuk mund te mbuloje pallatet e ndertuara me droge dhe me parate e terrorizmit te bashkepunetoreve te tij te afert nuk mund te mbuloje abuzimet masive me parate e taksapaguesve te Tiranes sepse tenderat e bashkise i fitojne gjithmone dhe vetem klani qe ai udheheq dhe qe e rrethon po ashtu sic nuk mund te mbuloje kullat 35-kateshe qe kishte pergatitur te ngrinte ne Tirane vetem per te vjedhur bashke me lepurin e tij 100-milioneshin e radhes. Edvin Rama nuk mundet qe me trillime te mbuloje lidhjet e tij me klanin Gina aksionet e perbashketa dhe implikimin e tij ne vrasjen e Denis Gines me qellimin e vetem per ti gllaberuar atij shtepi e katandi. Edvin Rama nuk mund te mohoje akuzat e Kadrovskit se Edvin Rama per nje thes droge ka marre pjese ne vrasjen e bashkeshortes se tij. Nuk mund te mbuloje e as nuk mund te mohoje dot akuzat e ministrit Prifti se e ka gjetur ne zyren e tij disa here duke marre dozen e perditshme te droges - tha ajo. Zedhenesja e Bregut shtoi se trillimet nuk mund te mbulojne as ligjet e tij te faktuara me boset e mafias. Deputetja e PS-se Ermonela Felaj akuzoi perseri dje ministren e Integrimit per lidhjet e te afermeve te saj me kreret e grupit mafioz Sacra Corona Unita. Po ashtu deputetja Felaj i kerkoi ministres Bregu qe te shpjegonte deshtimin per te deklaruar pronesine per nje numer apartamentesh ne qender te Tiranes ne deklaraten e saj te pasurise duke e perseritur thirrjen qe Majlinda Bregu te jape doreheqjen.