Vapa, gjendet kufoma e një burri
Regjistrohet viktima e parë e të nxehtit në Durrës. Kufoma e një burri është gjetur mbrëmjen e djeshme 2 kilometra larg Sukthit, jo larg superstradës Durrës-Tiranë. Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se kufoma i përket një personi të seksit mashkull në moshën e tretë, por nuk është identifikuar ende, pasi nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi me vete. Ai është gjetur rastësisht nga kalimtarët, të cilët kanë tentuar t‘i japin ndihmë, por kanë konstatuar se personi i shembur përdhe nuk ishte më në jetë. Kufoma nuk ka shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ai është viktimë e një ataku kardiak, pasojë e temperaturave shumë të larta që karakterizuan ditën e premte. Gjithsesi do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të thotë fjalën e fundit për shkakun e vdekjes.