E Diel, 1 Nëntor 2026

Vapa ikën me gushtinNga nesër termometrizbret 3- 10 gradë

TIRANE- Lamtumirë verë. Nga nesër i nxehti afrikan që përfshiu vendin tonë në dy muajt e fundit do të largohet bashkë me gushtin.

Sinoptikanët parashikojnë për ditën e nesërme ulje të ndjeshme të temperaturave nga 3 deri në 10 gradë celcius.

Nga 31 gradë celcius që shënon termometri për ditën e sotme, të martën do të zbresë në 21 gradë celcius. Gjithashtu ditët e para të shtatorit do të shoqërohen me vranësira dhe reshje shiu.

Rënie të menjëhershme të temperaturave sipas sinoptikanëve do të ndihet më shumë në qytetin e Elbasanit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›