E Diel, 1 Nëntor 2026

Varfëria, 54 mijë fëmijë nga 5-17 vjeç punojnë në punë të rënda

femijet-minatoreTiranë- 54 mijë fëmijë të moshës 5-17 vjeç punojnë në vendin tonë. Është kjo panorama e një krize ekonomike që ka hedhur në tregun e punëve të rënda fëmijët shqiptarë.

Nga një studim i INSTAT-it mësohet se 7.7% e fëmijëve shqiptare të kësaj grupmoshe janë të punësuar në  sektorët e bujqesisë, tregtisë, ndërtimit, miniera e shitjes.

Për të siguruar të ardhura për të mbajtur familjet e tyre këta fëmijë detyrohen të përballen me orë të gjata pune e në kushte të vështira.

INSTAT-i thotë se 2.5 % e këtyre fëmijëve meshkuj punojnë në ndërtim dhe miniera me orare të zgjatura e kushte të vështira pune. 2.7 % e fëmijëve të kësaj moshe punojnë në tregje e rrugë, në kushte të vështira atmosferike e ndotjeje.

Studimi tregon se shumica e këtyre fëmijëve kanë braktisur shkollën. Ligji shqiptar e ndalon punën e fëmijëve të moshës 5-13 vjeç. Por kjo kategori sipas studimit përbën gati 28.5 % të fëmijëve që punojnë.

28% e fëmijëve që punojnë në Shqipëri janë rregjistruar në Qarkun e Elbasanit, 19% në Korçë, 13% në Shkodër, 9% në Tiranës. Madje shumë prej tyre kanë pësuar dëmtime në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›