Fushe Kruje biznesmeni i ndertimit denoncim ne polici

Biznesmeni i ndërtimit, Edmond Tema, ka denoncuar në policinë e Fushë-Krujës, grabitjen e një shumë prej 100 mijë euro në banesën e këtij të fundit.
Sipas këtij denoncimi, në momentin e grabitjes në shtëpi, ka qenë vetëm bashkëshortja e biznesmenit, ndërsa kjo e fundit ka lajmëruar bashkëshortin e saj për zhdukjen e parave.
Sipas saj, persona të panjohur kanë marrë valixhen me vlerën monetare prej 100 mije euro dhe më pas janë larguar.
Nga ana e policisë po hetohet për vërtetësinë e dëshmisë së gruas së Temës si dhe po punohet në drejtim të identifikimit të autorëve të vjedhjes, te cilët mendohet te kenë qene dy persona.