Përqafimi i funditimazhi tronditës i çiftit nën rrënojat e fabrikës (FOTO)
Indi- Kishit dëgjuar për përqafimin e fundit në jetë? Kjo që po shihni është një imazh rrënqethës i një çifti që u vranë në kolapsin e rrëzimit të fabrikës së veshjeve në Bangladesh duke shtrënguar njëri-tjetrin… edhe të vdekur.
Fotografi vërtet prekëse e një tragjedie që po qarkullon sot në internet, duke treguar çiftin e përqafuar nën rrënojat e fabrikës së shembur.
Së bashku…”Kam parë ata të cilët ishin në momentet e tyre të fundit dhe se si ato u përpoqën për të shpëtuar njëri-tjetrin ‘, është komenti i fotografit që ka bërë këtë foto. Të rrethuar nga rrënojat, pluhuri dhe metalet e shpërndara përreth, bashkëshorti ka përqafuar gruan në krahët e tij.
'Përqafimi i fundit'...imazhi tronditës i çiftit nën rrënojat e fabrikës
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 6
Më shumë se 1000 persona kanë humbur jetën dhe rreth 2.500 njerëz të plagosur deri më sot në tragjedinë më të madhe muajin e kaluar në fabrikën e veshjeve pranë kryeqytetit Dhaka në Bangladesh.
Arisa Liço/IDEA/