Tiranë, zjarr në një magazinë fishekzjarresh. Digjen 2 biznese dhe 1 shtëpi
Tiranë-Një zjarr I fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në një magazinë fishekzjarresh në zonën e tregut ushqimor, pranë shkollës Teknologjike në Tiranë.
Kjo ka vënë në alarm banorët e zonës përreth te cilët kanë njfotuar për zjarrin e rënë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, e ndërsa policia ka nisur nga evakuimi i banorëve që kanë banesat pranë magazinës së fishekzjarreve.
Nga njfotimet paraprake mësohet se shkak I rënies së zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike e cila është pasur më pas nga shpërhime të tjera nga fishekzjarret e ndodhura ne magazinë.
Ndërkohë burime policore kanë bërë me dije se nuk ka viktima ndërsa shperthimet jane degjuar per disa ore brenda objektit.
Kreu i zjarrfikëseve të Tiranës, z. Dilaver Laci konfirmoi se situata me zjarrin në magazinën e fishekzjarreve është serioze.
Përberja e materialeve që përmban magazina vështirëson punën e zjarrfikëseve për shuarjen e flakëve. Nuk ka të dhëna për viktima. Shtënllungat e tymit janë tepër gjinagnde dhe për këtë arsye në evakkuam banorët e zonës. Po punojmë që flakët të mos mbërrijnë drejt banesave.
Banorë të zonës përreth po ndihmojnë zjarrfikësit të shuajnë flakët e zjarrit që vënë në rrezik banesat e tyre. Shumica e banorëve të kësaj zone I përkasin komunitetit rom.
Vetëm 15 metra larg tyre ndodhet një pikë karburanti dhe një e shitjes së bombolave të gazit të cilët janë në rrezik për shkak te flakeve te zjarrit.
Sipas njoftimeve të minutave të fundit thuhet se një banesë po digjet nga flaket pasi zjarri i rënë në magazinën e fishekzjarreve është përhapur dhe me tepër. Zjarrfikësit po punojnë ndërkohë mirëpo mesa duket situata sa vjen e rëndohet.
Bilanci i zjarrit në magazinen me fishekzjarre po rritet. Mësohet se deri më tani jane djegur nga zjarri, 2 biznese (dyqane), 2 lokale dhe 1 banese.
Shkrime të tjera me interes: