E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varferia shton prostitucionin

Mungesa e nje vendi pune, por edhe e nje strehe ka bere qe gjate ketij viti numri i punonjeseve te seksit ne kryeqytet te rritet.

Ne kembim te 500 deri ne 1 mije lekeve, ato prostituojne edhe ne vende publike, si prane stacionit te trenit, tek parku kombetar, por edhe pas ish-Pallatit te Kultures.

“Jane femra me femije te ndara nga burri, ose qe i kane burat neper burgje dhe detyrohen te dalin”, shprehet nje prostitute qe ka zgjedhur te mbaje anonimatin.

Nderkohe, fakti vertetohet edhe nga autoritetet sociale. “Numri i prostitutave eshte rritur ne Shqiperi por edhe ne vendet e tjera te Evropes. Ato trajtohen ne menyre barbare”, thote doktori Kahreman Harxhi.

Nje pjese e ketyre femrave te cilat jane ndare nga bashkeshortet dhe kane femije, prostituojne edhe ne prani te femijeve. “Dalin me femije dhe femijet qajne. Edhe kur e bejne me klientet ne makine, femijet i lene tek sedilja e pasme”, shton prostituta.

Doktori i shkencave Kahreman Harxhi pohon se numri i punonjeseve te seksit eshte rritur. Sipas te dhenave te qendres “Aksion Plus”, nje pjese e madhe e punonjeseve te seksit, qe rrine ne keto zona vijne kryesisht nga qytete si Shkodra dhe Elbasani.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›