E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirdite, shkaterrohet shpella antike

Ne fshatin Konaj ne Fan te Miredites punetoret shqiptare qe ishin aktivizuar ne ndertimin e rruges Durres-Kukes njoftuan gjetjen e disa sendeve antike ne vendin e quajtur “Kalaja e Anderfajt”.

Vendi ku mendohet se ka qene kjo kala antike tashme eshte zhdukur krejtesisht. Kompania “Bechtel-Enka”, qe po nderton segmentin rrugor Rreshen-Kalimash pikerisht ne kete vend ka hapur nje gurore per te nxjerre inerte per trasene e rruges.

Pak dite me pare ketu ka patur shperthime eksplozivi qe mendohet se kane zhdukur plotesisht shpellen, ku sipas deshmive ndodheshin arme antike, shpata dhe sende te tjera.

Ndersa faqet e mureve te shpelles kishin ende disa afreske. Sipas deshmive te punetoreve shqiptare, ne kete zone ata kane hasur ne shpellen dhe kane pare me pas sendet, por drejtuesit turq te kompanise i kane larguar ata nga ky front pune duke iu kerkuar qe te mos flisnin.

Gjetjet arkeologjike, qe mendohet te kene qene te kohes se para pushimit turk disa shekuj me pare, tashme jane zhdukur. Sipas deshmive, ato jane marre per koincidence nga te tjere turq.

Zef Lulashi, mesues ne pension, e mbeshtet kete variant. “Shpella ka qene me e madhe. Duke punuar, firma gjeti disa antika dhe shefat larguan punonjesit shqiptare dhe nuk e di se c’bene me to”, shprehet Lulashi.

Banoret e ketij fshati konfirmojne faktin se disa punonjes jane larguar nga puna pas gjetjes se shpelles. “Sa eshte zbuluar nje gje e tille, gjithe punetoret shqiptare jane larguar nga puna”, thote Anton Gega.

Sipas kontrates, kompanite ndertuese te rrugeve jane te detyruara te raportojne menjehere gjetjen e pasurive te tilla arkeologjike, demtimi apo marrja e te cilave konsiderohet veper penale.

Kompanite nuk e respektojne gjithnje kete detyrim, sic ishte rasti i gjetjes se dy perkrenareve ne nje varr antik qe u zbulua gjate germimeve per rrugen e Arbrit. Nje prej gjetjeve u grabit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›