Varferia te semuret blejne barna me liste ne farmaci

Te semuret pohojne se per shkak te varferise blejne barna me liste. Farmacistet Listat jane shume te gjata dhe kapin shifra te larta
Semundjet dhe varferia i detyrojne te shtojne listen e zeze te borxhe ne te gjitha ato farmaci qe iu jepet mundesia. Ata nuk munden te perballojne shpenzimet e barnave per te mjekuar dhe shuar sado pak dhimbjet e semundjeve.
Jane keto disa nga ankesat e personave qe vuajne semundje sidomos ata me semundje kronike te cilet theksojne se mangesia e barnave ne spitale i detyron te blejne barna me liste ne farmaci. Lista e borxheve ka shkuar aq e gjate sa me ze koka kur e mendoj.
Kam djalin e semure dhe pjesen me te madhe te barnave i kemi marre neper farmaci - pohon nena e Eraldo Pashaj i cili eshte i shtuar na sherbimin e Onko-hematologjise ne Pediatrine e Qendres Spitalore Universitare ne QSUT.
Ne fakt ky nuk eshte vetem problemi i familjes Pashko pasi farmacistet tregojne listen e gjate te personave qe marrin barna me liste sepse nuk munden te perballojne shpenzimet.
Ankesat
Barna te shtrenjta por te domosdoshme per jeten dhe shendetin e tyre. E ne kete kushte nuk iu mbetet asgje tjeter vetem te shtojne listen neper farmaci dhe ne kete rast e ndjene veten me fat se do te kene edhe pak dite per te shtyre me barnat e listes se zeze.
shte vertet e tmerrshme ta mendosh se nuk po sigurojme dot as mbijetesen. Nuk kemi lista me borxhe vetem per ushqimet qe blejme por edhe barnat e familjareve te semure i marrim me liste dhe ky eshte nje realitet i trishte qe po na mundon te gjitheve - pohon Blerta Betja duke shtuar se ne familjen e saj kane nevoje per barna cdo dite i biri dhe vjehrra e cila vuan nga semundjet e zemres.
Ne fakt peronat te cilet po vuajne me shume shpenzimet me barnat jane sidomos prinderit e femijeve te shtuar ne pavijonin e Onko-hematologjise te cilet prej shume muajsh vuajne mungesen e barnave. Ata theksojne se varferia qe kane nuk ua jep mundesine qe ti blejne dhe se keto shpenzime i kane zhytur ne borxhe dhe askush nuk po i ndihmon.
Ne duhet te blejme citostatiket qe jane shume te shtrenjte dhe te paperballueshem. Aq sa kushtojne ato ne nuk kemi te ardhura mujore dhe per kete problem askush nuk po merr masa - pohon njeri nga prinderit e pacienteve te shtruar ne Onko-hematologji.
Farmacistet
Nuk hezitojne te tregojne listat e personave qe marrin barna pa para me shpresen se do ti paguajne sa me shpejt keto borxhe.
Tashme per farmacistet ky fenomen eshte bere i zakonshem dhe ata theksojne se shpesh ndodhen perballe situatave te veshtira. Sigurisht qe iu japim barna me liste vetem njerezve qe i njohim dhe kane vite qe i kemi kliente por ne fakt kjo situate nuk eshte aspak normale sepse edhe ne nuk mundemi te punojme keshtu - pohon njeri nga farmacistet e kryeqytetit.
Sipas tyre ne pergjithesi jane pensioniste dhe personat me semundje kronike qe marrin barna me liste. Nderkohe ata theksojne se lista e ketyre borxheve eshte aq e madhe sa kapin shifra te larta dhe se eshte e pamundur te vazhdojne duke dhene barra me liste.