E Diel, 1 Nëntor 2026

Varferia, tenton vetevrasjen nena e 2 femijeve

Fier - Nje 27-vjecare, nga fshati Aranitas, i rrethit te Fierit, ka tentuar vetehelmimin mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike ku ndodhej. Klarita Y., nene e dy femijeve, ka mberritur ne gjendje te rende rreth ores 22:00 ne spitalin rajonal te Fierit, e shoqeruar nga familjaret. Mjeku i repartit te toksikologjise, Kilo Stoja, thote se gruaja kishte pire nje kokteil ilacesh. Klarita Y., eshte futur ne sallen e reanimacionit, ku per gati shtate ore mjeket kane luftuar per t’i shpetuar jeten. Rreth ores 05:00 te mengjesit, gruaja ka pasur shenja permiresimi. Mjeku tregon se familjaret e moren pacienten kunder deshires se mjekeve, per te vazhduar mjekimin ne shtepi. “Ne raste te tilla eshte i nevojshem nje trajtim i specializuar per te pakten 72 ore”, pohoi mjeku Stoja. Ai konfirmoi, per “Koha Jone”, se shkaku qe kishte cuar nenen e dy femijeve drejt gjestit te deshperuar ishte gjendja e mjeruar ekonomike ne te cilen jetonte familja e saj.
Xh. Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›