E Shtunë, 31 Tetor 2026

E le e dashura, vetehelmohet

Nje adoleshent, nga fshati Kafaraj, i komunes se Frakulles, ne rrethin e Fierit, ka tentuar vetevrasjen mesditen e djeshme, pasi e kishte lene e dashura. Burime nga personeli mjekesor i spitalit rajonal te Fierit bene te ditur se 18-vjecari Elidjon T., nxenes ne vitin e katert te shkolles se mesme te pergjithshme te Levanit, ka mberritur ne gjendje te rende ne repartin e urgjencave. I riu kishte gelltitur rreth 100 cope aspirina. Adoleshenti i eshte nenshtruar nje lavazhi te stomakut, serumeve dhe terapise mjekesore. Mjeku toksikolog, Kilo Stoja, thote se ende nuk mund te thuhet nese pacienti e ka kapercyer fazen kritike te rrezikut per jeten. Nena e tij, Asia, i ka treguar personelit mjekesor se djalin e kishte lene e dashura, prandaj kishte vendosur te vetehelmohej. Mesditen e djeshme, Elidjon T., kishte blere ne farmacine e Levanit rreth 100 cope aspirina dhe i kishte pire njera pas tjetres ne shkolle, gjate pushimit te madh. Gruaja e deshperuar ka treguar se nje vit me pare kishte humbur bashkeshortin ne nje aksident automobilistik, ndersa tani rrezikonte edhe te birin.
Xh. Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›