Vargje me "me sytë e shpirtit", të verbërit konkurs në poezi

Notat artistike në prozë dhe poezi këtë herë kanë marë nuanca të vecanta , të shkruara me "me sytë e shpirtit". Kjo është mënyra me të cilën personat me aftësi të kufizuar në shikim , kanë sjellë ne edicionin e tretë të konkursit letrar, ku duke shpalosur talentin e tyre në fushën e artit dhe letërsisë.
Në këtë finalizim konkursi nuk kanë munguar edhe cmimet fituese, trofeun e parë e mori Kliton Gilani me Romanin me titull " Ndenjësja me Rrota". Cmimi i Parë poezi shkoi për Mehmet Gucia me "Qielli i Pëllumbave" dhe cmimin inkurajues për Linda Kole për librin me poezi.
Ky konkurs është organizuar nga Qëndra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë me qëllim integrimin dhe përfshirjen e kësaj kategorie në aktivitetet social-kulturore.