E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargje naimiane për përvjetorin e TK

Vargjet e njohura të Naimit janë ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar. Në një mbrëmje “Naimiane” aktorët më të mirë të teatrit janë bashkuar në sallën “Kadri Rroshi” duke interpretuar disa nga sonetet e poetit me rastin e 110 vjetorit të vdekjes së tij.

Një mbrëmje e ideuar nga studiuesi Përparim Kaba dhe regji të Adonis Filipit ka rikthyer jetën e poetit kombëtar tek publiku. Drita Pelinku, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Yllka Mujo, Ndricim Xhepa, Bujar Asqeriu dhe aktorë të tjerë kanë sjellë në zërin e tyre krijimet më të bukura të Naimit të shoqëruara edhe nga nota muzikore.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›