20 vjet nga lëvizja studentore

Ëndrra për një jetë të lirë dhe për një Shqipëri ndryshe nga ajo që kishin, ishte ishte frymëzimi më i madh i 20 vjet nga lëvizja studentorestudentëve dhjetorit 90. Sot janë mbushur 20 vjte nga ajo ditë kur lëvizja studentore shënoi një faqe të re në historinë e Shqipërisë. Pothuajse të gjithë ata që janë, apo nuk janë më, e që u bënë pjesë e lëvizjes dhe protestave studentore paranojnë se pjesa dërrmuese e ëndrrave të tyre tashmë është realizuar.
Bislim Ahmetaj është njëri prej tyre. Sot më tetë dhjetor, plot dy dekada më vonë ai ndjen vec lumturi kur kujton se përpjekja e tyre ia arriti qëllimit. "Liria për të shkruar dhe për tua treguar të tjerëve atë cfarë shkruaja ka qenë një prej ëndrrave të mia e cila u prek shumë shpejt. Fillova ti botoj poezitë e mia, qofshin ato dhe kundra regjimit. Shkrimet e mia, te shprehesha lirshem, ky ka qenë produkti i parë i lirisë të cilin unë e kam ëndërruar dhe realizuar shumë shpejt. Tani pas 20 vjetësh sigurisht që liria i ka dhënë produktet e veta, dhe një produkt që po shijohet në këtë 20 vjetor është edhe liria e lëvizjes", tha Bislim Ahmetaj, student i “Dhjetorit '90”.
Pikërisht në përvjetorin e 8 dhjetorit '90, fakulteti i shkencave sociale mblodhi në një konferencë studentë të sotëm të kësaj fushe për t’i njohur ata me këto fakte të pamohueshme të historisë. "Ne kemi ndarë jetën më dysh, gjysëm në diktaturë dhe gjysëm në demokraci. Shumica e këtij brezi e ka të pakonceptueshme pjesën e diktaturës që kaluan shqiptarët. Duhet të ketë sa më shumë shkrime dhe të vërteta të diktaturës", vijoi Ahmetaj.
"Për realitetin e sotëm të Shqipërisë, 20 vjet janë gjëja më e mrekullueshme që pa frikë të gjithë ne protagonistët e dhjetorit, studentëve që kontribuan në ditët kur nuk e dinin që situata do ishte kjo që është sot", tha Nora Malaj, zv/ministre e Arsimit.
Të shtypur deri në atë moment nga regjimi komunist dhe nga kushtet tejet të këqia të jetesës, një grup studentësh në Qytetin Studenti u ngritën në protestë me parulla kundër komunizmit. Brenda pak orë me ta u bashkuan të gjithë studentët e Shqipërisë. Në ditët që pasuan këmbëngulja i coi dhjetra studentë në grecve urie, ndërsa të tjerë qëndrun në krye të organizimit të protestave duke u shndëruar më vonë edhe në figura politike të pluralizmit shqiptar.
Aurela Papadhima