Vjeshta e Pashk Përvathit

Pas një rrugëtimi të gjatë nëpër Shqipëri, stacioni i vjeshtës për piktorin Pashk Përvathi është kjo ekpozitë personale e dyta brenda pak muajve. 33 punime të muajve të fundit dhe i përkasin vetëm stinës së vjeshtës të cilën artisti e ka sjellë me të gjitha ngjyrat e saj.
"Kam shkelur fillimisht në Butrint, pastaj kam shkuar në cepin tjetër verior, në Theth, pastaj jam kthyer në Vithkuq dhe kam shkuar në Razëm. Kam shkuar në rrethinat e Shkodrës, të Mirditës, të Lezhës, të Tiranës kam lëvizur gjithëandej dhe mund të them që ka qenë vjeshta më intensive që ka ndodhur në krijimtarinë time, prandaj desha që këtë produkt tua përcjell kolegëve dhe artdashësve", thotë piktori Pashk Përvathi.
Edhe ky cikël pikturash shpreh origjinalitetin e Përvathit tashmë të njohur mes piktorëve shqiptar, por mes tablove bien në sy edhe disa risi. Këtë herë piktori ka shtuar edhe ujin me dritën dhe pasqyrimin e që ai krijon në një peisazh. Në këto peisazhe është respektuar gama koloristike duke na dhënë gjendje të dritës së mëngjeseve të vendeve që pikturon.
“Vjeshta 2010” është ekspozita e 30 Pashk Përvathit.
Aurela Papadhima