E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompozitorët e rinj, karriera një dështim

Karriera e kompozitorëve të rinj të cilët studiojnë në Akademinë e Arteve është pothuajse një dështim. Pa patur mundësinë të realizojnë në skenë veprat e tyre, ata përfundojnë studimet me partiturat që mbeten në heshtje. Për këtë qëllim, pedagogu i tyre Nestor Kraja ka bërë një tjetër përpjekje për rikthimin e festivalit të Krijuesve të rinj.

"Nuk është mbështetur vazhdimisht dhe nuk është kuptuar si një aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm për të kuptuar studentët, aq më tepër studentët kompozitorë. Këta studentë duhet të fillojnë me një lloj sigurie hapat e tyre të para, dhe për të shtyrë dhe për të nxitur këtë grup të madh studentësh të kompozicionit në akademinë e arteve ne filluam këtë aktivitet", thotë Nestor Kraja, pedagog i Kompozicionit.

"Ne kemi futur ne koncert qofte vepra historike, qofte vepra të studentëve, qoftë të atyre që sapo janë diplomuar. Kjo për arsyen e thjeshte se vihet re se studentët e sapodiplomuar, nëse nuk u jepet mundësia për të shkruar muzikë menjëherë pas diplomimit të tyre përgjithësisht karriera e tyre përfundon atje", u shpeh Dorian Çene, organizator i Festivalit.

Festivali i krijuesëve të rinj ka nisur në vitin 2007, por nuk ka pasur vijueshmëri për shkak të mungesës së mbështetjes së institucioneve. Këtë vit festivali do të zhvillohet në dy mbrëmje dhe në të do luhen 30 vepra nga kompozitorët pjesëmarës.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›