E Diel, 1 Nëntor 2026

Varr masiv ne Maqedoni Shkupi zvarrit hetimet

SHKUP- Ministria e Drejtesise ne Shkup po zvarrit pergjigjen per autoritetet e Kosoves lidhur me nisjen e hetimeve mbi ekzistencen e nje varri masiv ne Maqedoni ku dyshohet se ndodhen kosovare te vrare gjate luftes se vitit 1999.

Nga kjo ministri akoma nuk eshte dhene asnje pergjigje pas kerkeses se bere nga Ministria e Drejtesise e Kosoves e cila qe prej muajit maj te ketij viti kishte kerkuar sqarime dhe nisjen e hetimeve te perbashketa lidhur me dyshimet per varrin masiv.

Nje zyrtar i kesaj ministrie ka bere te ditur se po shqyrtohet akoma kerkesa e Prishtines zyrtare por pergjegjes eshte ministri 73 vjecar Manevski i cili sic behet e ditur po e zvarrit qellimisht ceshtjen e hetimit.

Javen e kaluar edhe sajti ne internet ldquoBalkan Insightrdquo ka shkruar se hetimet per ekzistencen per varrin masiv jane nderprere per shkak te mungeses se pergjigjes nga Shkupi.

Sipas ldquoBalkan Insightrdquo rreth 18 kosovare te vrare gjate luftes se vitit 1999 sipas pohimeve te Prishtines zyrtare jane te varrosur ne nje varr masiv qe me pas ishte betonuar ne varrezat e qytetit ne lagjen Butel te Shkupit.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›