Opozita shqiptare drejt sigurimit te maxhorances mbeshtetese ne PE
Opozita e Bashkuar shqiptare ben perpjekje per te siguruar maxhorancen ne Parlamentin Europian. Demokristianet italiane te cilet jane percaktues te shumices se Partive Popullore Europiane ne PE nepermjet nje letre derguar kryetarit te PDK-se Nard Ndoka deklarojne se do te jene ne mbeshtetje te opozites shqiptare. Ata do te perpiqen qe te bindin edhe nje ose dy parti te tjera te PPE-se qe te mbeshtesin opoziten shqiptare gje qe do te mundesonte faktin qe maxhoranca ne PE te kaloje ne favor te opozites shqiptare. Grupi Bashkimi i Qendres se Parlamentit Rajonal te Lombardise ne mesazhin derguar Ndokes shpreh solidaritet dhe i qendron afer PDK-se ne betejen e nisur ne mbrojtje te ligjit drejtesise dhe demokracise ne Shqiperi. Sic eshte vene re komuniteti nderkombetar eshte i shqetesuar per krizen politike e cila erdhi si rrjedhoje e zgjedhjeve vitin e kaluar dhe pati si pasoje ngecjen e te gjitha institucioneve. Denoncimet per mashtrime zgjedhore dhe abuzimet nga ana e maxhorances komprometuan thellesisht rregullsine e votimit duke e cuar vendin ne nje konflikt te pazgjidhshem ndermjet institucioneve - deklarojne demokristianet italiane. Sipas tyre opozita i denoncon ne vazhdimesi keto fakte qe nga mesi i nentorit 2010. Vendi ballkanik sipas tyre eshte i vetmi ne te gjithe Europen ku gjykatat e te gjitha niveleve e kane te pamundur te kryejne rolin e tyre te kontrollit dhe balancimit te institucioneve.
Konstatimi
Grupi Bashkimi i Qendres se Parlamentit Rajonal te Lombardise konstaton se ne Shqiperi eshte nje situate qe kercenon qe nga principet me themelore te demokracise gje qe partite opozitare e kryesisht demokristianet e PDK-se kane kohe qe e denoncojne. Sipas tyre insistimi i te lenit pezull akoma per nje kohe te gjate i hetimit mbi korrektesine e zgjedhjeve tregon qe qeveria e kryeministrit Berisha nuk eshte e interesuar te kerkoje nje zgjidhje ligjore dhe kushtetuese te krizes politike. Ne vecanti kane rendesi denoncimet e bazuara ne filmime dhe prova te dokumentuara qe Partia Demokristiane i ka paraqitur persa u perket mashtrimeve te kryera gjate procesit te numerimit te fleteve te votimit ne qytetin e Shkodres dhe qe kane kushtezuar zgjedhjen e nje deputeti te PDK-se ne Parlamentin Shqiptar - nenvizojne demokristianet italiane. Sipas tyre per te gjetur nje rrugezgjidhje eshte propozuar nga opozita nje komision per hetimin e zgjedhjeve te vitit te kaluar si kusht per nisjen e nje reforme elektorale qe synon votime te reja transparente dhe me demokratike. UDC-ja fton te gjitha forcat politike te pranishme brenda dhe jashte Parlamentit shqiptar qe te nisin nje tryeze bashkebisedimi rreth caktimit te reformes elektorale e nxitur shpeshhere nga opozita por edhe nga komuniteti nderkombetar.
Pranimi ne BE
Ne mesazhin derguar Ndokes demokristianet italiane nenvizojne se Shqiperia eshte nje vend qe po perballet me perspektiven e pranimit ne Bashkimin Europian per te cilen ka paraqitur zyrtarisht kerkesen per mbeshtetje me 28 prill 2009. Presidenti i Keshillit Europian Herman Van Rompuy konfirmoi qe BE-ja eshte e gatshme per mbeshtetjen e hyrjes se Shqiperise por me kusht qe lidershipi i vendit te respektoje etapat dhe kushtet e pranimit mes te cilave edhe garancine e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Shpresa e UDC-se se Lombardise eshte qe Shqiperia te mund te kaloje shpejt tranzicionin nga regjimi komunist qe ka njohur ne te kaluaren ne nje qeveri demokratike qe respekton opoziten institucionet minorancat etnike dhe fetare dhe qe nje dite te mund te futet me nje emer te merituar ne BE. Per kete UDC-ja do te mbeshtese me force institucionet e shprehura nga opozitaret dhe ne vecanti nga forca e madhe politike demokratike e moderuar reformiste dhe e qendres e perfaqesuar nga PDK-ja e Shqiperise.
Grosruk BE pa...ragjyko Shqiperine te rivleresohet opinioni
Pasi e ka quajtur serish teresisht te padrejte refuzimin e statusit te vendit kandidat zv.presidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se njekohesisht dhe mik personal i Berishes e mbeshtetes i flakte i PD-se Volfang Grosruk i kerkon Bashkimit Europian nje progres-raport te ri per Shqiperine. Duke folur nga Parlamenti austriak ku eshte deputet Grosruk ka akuzuar ekspertet qe e kane hartuar opinionin si paragjykues. Disa njerez ende sillen me Shqiperine sikur ky vend te ishte i rangut te fundit ku gjallon korrupsioni trafiku e njerezve dhe krimi. Raporti aktual i Komisionit te Bashkimit Europian e klasifikon diku Shqiperine pikerisht atje ku Shqiperise nuk i takon te jete - ka theksuar zyrtari austriak gjate fjales se tij. Me tej ai ka akuzuar serish diplomatet qe hartuan ekspertizen per progresin e Shqiperise per arrogance duke demtuar nje vend qe sipas tij nuk e meritonte refuzimin. Per kete arsye une i kerkoj Bashkimit Europian dhe kjo duhet te regjistrohet ne menyre protokollare qe ekspertiza per Shqiperine duhet te rivleresohet mire dhe sakte - ka mbyllur fjalen Grosruk.
KQZ Fletet e votimit do te digjen
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani thote se brenda dy javeve Komisioni do te vendose per fatin e kutive. Zoti Ristani i referohet nenit 178.6 e Kodit Zgjedhor qe parashikon proceduren qe ndiqet kur kane mbaruar te tera ankesat. Nje mbledhje e meparshme per kete ceshtje u shty sipas zotit Ristani per ti lene kohe politikes te gjeje nje zgjidhje. Por tani thote zoti Ristani nuk ka me kohe. Aktualisht na ka mbaruar kjo kohe qe kishim pervec kesaj duhet te hartojme edhe buxhetin per zgjedhjet e ardhshme dhe nuk mund ta hartojme kete buxhet pa kete vendimmarrje. Mbledhja e shtyre e KQZ-se do te ribehet brenda dy javesh per pastrimin e kutive te zgjedhjeve te kaluara. Nuk mund ti tolerojme vetes asnje veprim tjeter. Nuk mund te mendoj se cfare duhet te beje politika jam i perqendruar te mendoj se si KQZ-ja do te organizoje zgjedhjet e ardhshme - thote Ristani.
25 Nentor 2010