Varret kreu i OMONIA ne Prokurori
Burime nga organi i akuzes bene te ditur se dje eshte pyetur kreu i deges se OMONIA-s Naum Disho. Mesohet se ai ka mohuar te jene betonuar eshtra ashtu sikurse pretendojne banoret e Boboshtices. Burime nga prokuroria bene te ditur se Disho eshte shprehur se betonizimi eshte bere ne rrugen ekzistuese pa prekur pjesen e varreve. Punimet jane kryer ne rrugen ekzistuese dhe jo ne pjese tjeter te varrezave. Edhe me pare aty ishte rruge ku kalonin banoret per te shkuar ne varreza. Ne e kemi mbuluar me beton vetem per te mirembajtur rrugen por nuk eshte e vertete qe poshte saj ndodhen eshtra. Keshtu mesohet te kete deklaruar kreu i deges se OMONIA-s ne Korce Naum Disho. Burime nga prokuroria bene te ditur se hetimet per rastin e dhunimit te varrezave te vjetra te fshatit Boboshtice kane nxjerre materiale qe pritet ta cojne kete ceshtje ne gjykate ndonese ende nuk ka persona te tjere te akuzuar si pergjegjes te ketij skandali vec punetorit. Te njejtat burime bene te ditur se nga hetimet e kryera ka rezultuar se betonimi i varrezave eshte kryer me interesimin e drejteperdrejte te deges se OMONIA-s ne Korce. Edhe banori i fshatit Polene 44-vjecari Alqi Koroveshi i cili eshte ne procedim penal ne gjendje te lire per dhunimin e varrezave ka pranuar per grupin hetimor se ka qene OMONIA ajo qe i ka kerkuar te punoje ne keto varreza. Madje ai eshte paguar prej saj. Pasi jane marre ne pyetje punetori qe hodhi betonin si dhe perfaqesuesit e OMONIA-s qe e punesuan ate pritet te merren ne pyetje edhe banore te tjere te fshatit Boboshtice. Nje pjese e banoreve qe jane pyetur mesohet se kane deshmuar per dhunim te varreve duke pretenduar nxjerrjen e eshtrave ne siperfaqe te tokes. Hetimet e prokurorise jane shtrire edhe ndaj firmes private te ndertimit e cila ka furnizuar me material per betonimin e varreve te vjetra te Boboshtices. Por burimet e prokurorise nuk bene te ditur se cila eshte kjo firme ndertuese dhe pergjegjesia e saj. Nje tjeter person qe eshte marre ne pyetje eshte edhe roja i varrezes. Ai i ka kerkuar banorit te ardhur nga Polena ta sqaronte se cdo te bente ketu pa dijenine dhe aprovimin e kishes. Ka te dhena se fillimisht eshte tentuar largimi me force i punetorit por me pas kane ardhur tre perfaqesues te deges se OMONIA-s te cilet kane dale ne mbrojtje te punes qe kryente 44-vjecari Koroveshi. Edhe drejtuesi klerik i manastirit te Shen Merise me pare nuk ka qene dakord per kryerjen e ketyre punimeve por nderkaq kane ndikuar drejtues te OMONIA-s dhe te konsullates greke nga ku me pas eshte lejuar hedhja e betonit ne varreza. Sipas te dhenave nje marreveshje e heshtur eshte arritur edhe me klerikun qe ka ne administrim manastirin e Shen Merise brenda te cilit ndodhet edhe territori i varrezave. Skandali i varrezave
Skandali i varrezave te Boboshtices nisi disa dite me pare kur banoret e ketij fshati denoncuan betonizimin e eshtrave te te pareve te tyre. Te dielen e kaluar dhjetera greke perfaqesues te OMONIA-s dhe te konsullates kryen homazhe ne keto varreza ne memorialin e ndertuar ne perkujtim te nje ushtari grek te vrare ne Luften e Dyte Boterore. Por gjate homazheve pati incidente ndermjet perfaqesuesve greke dhe banoreve. Me pas u dogjen edhe kurorat e luleve te memorialit.
KORE/ GEZIM ASHIMI