E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis udhëtimin eksploruesi më i madh për jashtëtokësorë

Share

Eksploruesi më i madh për jetën jashtëtokësore ka nisur sot udhëtimin drejt Marsit, me shpresë për të zbuluar nëse planeti ka qenë ndonjëherë i banueshëm.

NASA nisi sondën e saj Curiosity (Kurioziteti)- e quajtur zyrtarisht edhe Laboratori Shkencor i Marsit. Në një qiell me re në Florida, nisi rrugën e saj raketa me sondën.

Më shumë se 13 mijë njerëz ishin mbledhur për të parë nisjen. Ky është misioni i parë në Mars prej katër vitesh. Kjo është sonda e parë në tetë vite. Rreth tre dyzina me misione janë nisur në Mars, por më pak se gjysma ia kanë dalë me sukses. Marsi është si një Trekëndësh Bermude për rrezikshmëri dhe vetëm Shtetet e Bashkuara ia kanë dalë që të ulin një sondë në sipërfaqen e Marsit.

Laboratori i lëvizshëm, me përmasat e një makine të vogël, do ulet në planet në gusht të vitit që vjen. Ajo është makineria më e sofistikuar që ka shkuar ndonjëherë në Mars.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›