KQZ zëvendëson sot mandatin e PS-së

Rasti unik u përmbyll me një konsensus midis mazhorancës dhe opozitës në Parlament për të pranuar me votë lënien e mandatit nga Bardhi, i cili që në fillim nuk e pranoi atë për shkak se kishte një tjetër mandat, atë të kreut të Bashkisë së Fushë Krujës.
"Në momentin që KQZ vihet në dijeni nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, për vakanca të caktuara në grupet parlamentare procedon menjëherë duke thirrur mbledhjen e tij dhe duke zëvendësuar deputetin e larguar, për shumë arsye, objektive ose subjektive, me deputetin e radhës për arsyen e thjeshtë sepse KQZ është institucioni ku janë të depozituara ligjërisht listat shumemërore për deputetë. Në këtë rast KQZ-ja është totalisht e varur nga kërkesat që vijnë nga Kuvendi i Shqipërisë e nuk është KQZ-ja ajo që fillon procedurat ", ka sqaruar zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli. /Start/
2012-04-16 08:43