Lezhë, 6 në pranga për vjedhje me dhunë

Burime zyrtare bënë me dije se katër nga të arrestuarit janë nga Kurbini dhe dy të tjerët nga Mirdita.
Operacioni i koduar “Marlboro”, përfundoi me arrestimin e vëllezërve, Erjon dhe Severjan Tushe, përkatësisht 24 dhe 21 vjeç, të cilët po tentonin të vidhnin një dyqan, ndërsa u janë dokumentuar edhe 7 vjedhje të tjera të kryera gjatë 3 muajve të fundit.
Ndërkohë, në një operacion tjetër të koduar “Mesnata”, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë me banim në Kurbin. Ata janë, Aranit Rama 18 vjeç, Albano Gjetani 21 vjeç, Xhuliano Dangaj dhe Elton Kaçorri, të dy 17 vjeç, akuza ndaj të cilëve është se kanë tentuar të grabisin me armë një banesë në qytetin e Mamurrasit. Nga sa bëhet e ditur, në momentin e ndalimit atyre u është sekuestruar një armë zjarri automatik dhe makina me të cilën transportonin sendet e vjedhura./Start/
2012-04-15 20:20