E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrezat Murale bashkia diskutim me komunitetet fetare

Bashkia e Tiranës ka nisur diskutimet me komunitetet fetare për varrezat murale. Në një takim me përfaqësues të komuniteteve fetare, nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti tha se këto varreza kanë kosto të ulët dhe territoriale në kryeqytet.

Por kreu i komunitetit mysliman Selim Muça ka deklaruar se varrezat murale nuk janë të pranueshme për myslimanët. Sipas tij, bashkia e Tiranës duhet të gjejë toka të reja për varrezat ndërsa ka shtuar se toka të lira ka në zonën e Kombinatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›