Kukes vdes nga korenti elektricisti

Një punonjës i elektrikut ka humbur jetën, ndërsa ishte duke punuar për riparimin e një dëmi në sistemin elektrik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nangë të Kukësit, dhe sipas informacionit zyrtarë të policise lokale, viktima është Ismail Shehu, 50 vjeç, punonjës i elektrikut në Kukës. Të dhënat tregojnë se Shehu nuk ka respektuar kushtet e sigurisë dhe ndërsa ka qenë duke punuar, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.