E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrezat e makinave, ende nuk ka nisur zhvendosja

Në prag kufiri të vendimit të qeverisë, varrezat makinave janë po aty, pak metra larg autostradës. Nëse ministria e Mjedisit ka identifikuar 315 varreza makinash, vetëm në autostradën Tiranë- Durrës ndodhen rreth 100 të tilla.

Vendimi i qeverisë inatosi fillimisht pronarët, të cilët u njohën më pas me vendimi. Pavarsishtë se për këtë ligj të ri është dikutuar shumë, poseduesit e këtyre vendgrumbullimeve të makinave jashtë përdorimit nuk i janë bindur urdhërit. Madje, ata vazhdojnë aktivitetin e tyre normal.
Sipas këtij ligji të ri, pronarët dhe poseduesit e vend grumbullimve të makinave jashtë përdorimit duhet t`i zhvendosin brenda datës 7 tetor, 1 km larg akseve rrugore. Në të kundërt, ministria e Mjedisit do ti konfiskojë ato.

Edhe në rast refuzimi, do të jenë forcat e armatosura ato që do ti largojnë këto mbetje makinerish në reparte ushtarake për riciklim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›