E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte shtëpitë në fshat, arrestohet

 DIBER. Një 39-vjeçar në një fshat të Dibrës është arrestuar pasi është kapur duke vjedhur banesën e një bashkëfshatarit të tij.

Mahir Zyber Ziza, 39 vjeç, banues në fshatin Bellovë, komuna Melan e Dibrës, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes është vënë në pranga, ndërsa në banesë i janë sekuestruar  2 aparate dixhitale satelitor, 3 aparate celulare, 2 biçikleta, disa bizhuteri, si dhe një sasi e konsiderueshme orendish shtëpiake.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale të Vjedhjes. / Gj. Marku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›