AK, kundër varreve greke në Shqipëri
Aleanca Kuq e Zi me anë të denjë deklarate për mediat denoncoi sot vendimin e kryeministrit Sali Berisha, për varrezat e reja greke në Shqipëri.
Sipas AK-së ligji i cili u firmos dhjetë ditë më parë dhe nuk u bë publik nga shefi i qeverisë, parashikon vendosjen e varrezave të reja greke në zonën jugore të Shqipërisë.
Aleanca Kuq e Zi vlerëson se qeveria e Shqipërisë para se të merrte një vendim të tillë duhet t`i kërkonte palës greke plotësimin e kërkesave dhe të drejtave të komunitetit çam.
Në deklaratën e aleancës bëhet e ditur se pak ditë më parë gjykata e Apelit Korçë dënoi me burg kryetarin e OMONIA-s në këtë qytet, i cili ndërtoi varret greke në Boboshticë duke dëmtuar varret e të parëve Shqiptarë.