E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrezat murale, Bashkia takim me komunitetet fetare

Bashkia e Tiranës ka nisur sot diskutimet me komunitetet fetare për varrezat murale. Në një takim me përfaqësues të komuniteteve fetare, nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti theksoi se kryeqyteti do të ketë varreza të ezauruara.
 

Sipas tij, bashkia do të ndërmarrë trajtim për varrezën murale ndërsa ka shtuar se këto varreza kanë kosto të ulët dhe territoriale në kryeqytet.
 

Ndërsa kreu I komunitetit mysliman Selim Muça ka deklaruar se varrezat murale nuk janë të pranueshme për myslimanët. Sipas tij, bashkia e Tiranës duhet të gjejë toka të reja për varrezat ndërsa ka shtuar se toka të lira ka në zonën e Kombinatit.
 

Ideja e bashkisë për varrezat murale në Tiranë ndan në 2 qëndrime komunitet fetare. Nëse katolikët janë plotësishtë OK një projekti të tillë, muslimanët e konsiderojnë një mënyrë të tillë varrimi si cënim të dinjitetit njerëzor.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›