E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, gruaja godet burrin me sëpatë

Foto ilustruese

Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar natën e kaluar në Lezhë.

Por kësaj here, rasti mban autorësinë e një gruaje. Burime nga Lezha bëjnë të ditur se Arben Zefi, 37 vjeç, është goditur me sëpatë nga e shoqja gjatë një zënke.

Burri është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak në Tiranë, ku mjekët thonë se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, policia ka arrestuar gruan. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›