Varri masiv në Serbi gërmimet nisin pas 2- 3 javësh
PRISHTINE- Do të nisin pas dy ose tre javësh gërmimet në jug të Serbisë, në vendin ku besohet se ndodhet një varr masiv me skeletet e 250 shqiptarëve nga Kosova të vrarë gjatë luftës në fund të viteve 1990.
“Ne presim që gërmimet të nisin më vonë, pas dy ose tre javësh” – ka thënë dje në Prishtinë, Pajazit Nushi, përfaqësues i një delegacioni kosovar i ngarkuar për të hedhur dritë mbi personat e zhdukur gjatë konfliktit të armatosur me serbët në 1198- 1999.
Në Prishtinë është zhvilluar dje një takim mes këtij delegacioni dhe homologëve serbë.
“Duam të marrim pjesë në gërmime deri sa të arrihet të nxirret dhe skeleti i fundit nga varri masiv” ka konfirmuar Nushi, sipas të cilit nuk dihet për numrin e saktë të viktimave që ndodhen në varrin masiv në Rudnicë, jo shumë larg kufirit me Kosovën, zbulimi i të cilit u deklarua nga Serbia më 10 maj.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)