çmimet “KULT 2010” jepen sonte në mbrëmje
TIRANE- Akademia "Kult" vjen sonte në natën e shpalljes së çmimeve "Kult 2010", që është edhe edicioni i gjashtë i saj. Një aktivitet i rëndësishëm dhe i vetmi në fushën e artit dhe kulturës shqiptare, që promovon artistët që kanë sjellë vlera të padiskutueshme në fushën e artit, duke u përballur edhe me sfidën që quhet duartrokitje nga publiku. Pas pesë edicioneve të suksesshme, ku Akademia "Kult" ka nderuar më të mirët e vitit, fituesit e këtij çmimi mund të krenohen për rëndësinë e tij. "Në edicionin e gjashtë të çmimeve "Kult 2010" janë 44 artistë të nominuar për 11 çmime dhe njëkohësisht janë dy çmime speciale që do t'i zbulojmë gjatë spektaklit", - u shpreh në një konferencë për shtyp dje Presidenti i Akademisë "Kult", Ylli Sula. Ai tha për mediat se "një risi këtë vit do të përbëjë mënyra e prezantimit që do të jetë ndryshe. Sipas tij, thelbi i këtij aktiviteti është ndihmesa në ndërtimin e një sistemi vlerash dhe referencash në fushën e artit". Fituesit do të përzgjidhen falë një votimi të kombinuar mes jurisë dhe televotuesve, të cilët mund të votojnë përmes faqes së internetit www. akademiakult.com, si dhe përmes mesazheve. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit mungon kategoria e filmit më të mirë, sepse siç u tha nga organizatorët, çdo gjë varet nga prurjet. Sipas këtyre të fundit, ka kategori që ikin e ka që rikthehen, e kjo në varësi të prurjeve artistike përgjatë vitit të kaluar. E nëse ka qenë filmi që ka dalë nga konkurrimi për shkak se nuk ka pasur aq prodhim gjatë vitit 2009 sa të ketë konkurrencë, skenografia është ajo që ka hyrë në të. Sa i takon jurisë, ajo ndryshon çdo vit në mënyrë që të mos krijohen lobingje.
Konkurrentët
Pas një përgatitjeje të gjatë tremujore nga juritë e ngritura, më të mirët e kandiduar do të meritojnë edhe votën e publikut për të qenë pjesë e natës së sotme finale, në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku do të zhvillohet edhe spektakli me më të mirët e vitit 2010. Lista e artistëve që kanë filluar garën për vitin 2009 ka nisur me: 51 interpretues lirikë, 42 instrumentistë, 74 artistë pamorë, 28 skenografë, 44 shfaqje teatrale, 36 regjisorë, 183 libra studimorë, 151 libra artistikë, 170 përkthime, 110 albume muzikore. Edicioni i katërt sjell 44 artistë në garë të cilët konkurrojnë në 11 fushat: Artisti pamor i vitit, Skenografi i vitit, Libri artistik i vitit, Libri studimor i vitit, Përkthimi i vitit, Aktori i vitit, Aktorja e vitit, Regjia e vitit, Albumi muzikor i vitit, Interpretuesi lirik i vitit, Instrumentisti i vitit. Ky edicion që sjell edhe dy çmime honorifike, është cilësuar si vazhdimësi e sistemit të vlerave, që mbështet dhe stimulon artistët shqiptarë duke i vlerësuar me kupën e më të mirit gjatë një viti. Në këtë vazhdimësi të idesë së Akademisë 'Kult', për të krijuar vlera në një treg ku politikat e mbështetjes, rrugët dhe mundësitë për t'i gjetur ato mbeten të dyshimta. Ndër emrat e njohur që konkurrojnë janë aktorja e njohur Yllka Mujo apo Vasjan Lami, shkrimtari Bashkim Shehu, historiani Pëllumb Xhufi, në regji Alfred Trebicka, Milto Kutali, në pikturë, Lumturi Blloshmi e Hasan Nallbani etj, etj.
(GSH/BalkanWeb)