E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE rekomandon sot heqjen e vizave për Shqipërinë e Bosnjën

BRUKSEL- Komisioni Europian do të rekomandojë sot liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Kjo do të thotë se dy vendet e Ballkanit Perëndimore do të bashkohen në listën e vendeve, qytetarët e të cilëve nuk kanë nevojë një viza për të udhëtuar në vendet Shengen brenda 90 ditësh. Por më parë qeveritë
duhet të plotësojnë tre kushtet të cilat kolegji i Komisionerëve të BE miratoi dje pa diskutime së bashku me rekomandimin për liberalizimin e vizave.
Ekspertët nga ky komision u duhet më parë të verifikojnë këtë të verë ose në vjeshtë nëse kushtet janë arritzur dhe më pas të kalohet në një vlerësim të ri.

Mes tre fushave ku Shqipëria dhe Bosnja duhet të punojnë më shumë kanë të bëjnë me riintegrimin e të riatdhesuarve dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Rekomandimet e komisionit pritet të bëhen publike nga Komisionierja europiane për cështjet e brendshme Cecilia Malmstrom.
Vendimi përfundimtar do të merret nga mbledhja e Ministrave të Brendshëm të BE-së të cilët mund të diskutojnë në tetor, nëntor, apo dhjetor.

Lëvizja e komisionit vjen pak ditë para samitit të Sarajevës, të organizuar nga Bashkimi Europian për Ballkanin Perëndimor.
Samiti i Sarajevës pritet të mirëpresë rekomandimin si një hap i rëndësishëm në lidhje me afrimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor afër BE-së.
(s.g/BalkanWeb)

Serbia, Maqedonia, Mali i Zi përfituan dhjetorin e kaluar liberalizimin e vizave, ndërsa për Kosovës pritet që një proces I dialogut “I ngjashëm” por jo i njëjtë të nisë së shpejti.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›