“Varrosen“ flamujt e festave
VLORE - Flamujt qe u perdoren gjate ceremonise se 95-vjetorit te shpalljes se Pavaresise ne Vlore, jane futur ne makinen qe transporton te vdekurit, pasi jane hequr nga vendi. Kjo pamje shoqeroi per dy dite me radhe qytetaret e Vlores, ne momentin qe automjeti i varrimit ndalonte ne cdo shtylle apo peme, per te marre me vete flamurin qe ishte kapur ne te. “Kjo nuk eshte pozitive, pasi makina e varrimit eshte per te shoqeruar njerezit per ne banesen e fundit dhe pamja e automjetit funeral qe mbledh flamujt krijon nje pershtypje negative, jo vetem te vlonjatet, por edhe te ata qe kane ardhur me rastin e festive ne qytet”, thone qytetaret. I pyetur per menyren “origjinale” te heqjes se flamujve nga rruget e Vlores, nenkryetari i Bashkise, Halim Dervishaj tha se nuk ka asnje problem, pasi firma qe eshte marre me dekorin e qytetit kryen njekohesisht edhe sherbimin funeral. Nderkohe, gjate gjithe dites automjeti funeber i ndaluar ne radhe dyshe, respektohej nga qytetaret qe shpeshhere ndalonin ne shenje respekti, pasi mendonin se behej fjale per nje varrim. Ishte kjo nje pamje jo e zakonte pasfestive, ku makina e varrimit “shoqeron” solemnisht flamujt e dekorit te festes te pavaresise. J. Xhaferi