Ben tregti me kimikatet ne Vlore
VLORE- Nje anije me flamur bolivian qe ushtronte tregti te paligjshme u ndalua dje nga policia kufitare e Vlores, pasi qe prej dy javesh shiste ne portin e Vlores hekur te sjelle nga Turqia. Nga te dhenat e policise kufitare ne port, anija “Bancar”, eshte denoncuar nga administratoret e firmes turke “Metal Market Dis Ticaret LTD”, ne emer te se ciles kapiteni, ne bashkepunim me ekuipazhin ushtronte tregti me biznesmene te Vlores, ne vend te Tanzanise. “Bancar” ka ardhur ne Vlore nga porti i Durresit, ndersa ishte nisur nga Turqia, me destinacion portin “Dar es Selam”, ne Tanzani. Kjo anije ndryshoi destinacion, duke u ndalur ne portin e Vlores me 14 nentor, e qe prej asaj dite nuk reshti se shitur mallrat qe mbante ne bord per biznesmenet shqiptare. Nga te dhenat mesohet se ajo kishte me vete 1480 ton hekur, 3 mije ton hekur ndertimi te viaskuar, 89 paketa dhe 59,77 ton kimikate. Produkti ka qene realisht i regjistruar ne emer te firmes turke “Metal Market Dis Ticaret LTD”, nderkohe ajo tregtonte mall ne emer te nje tjeter kompanie, duke ia shitur bizneseve te ndryshme ne qytetin bregdetar, shumica e se cileve kane mbetur te pakenaqur nga cilesia. Policia bllokoi pasaportat e 10 anetareve egjiptiane te ekuipazhit, e nuk do te lejoje nisjen e anijes deri ne zbardhjen e ngjarjes.
J. Xhaferi