E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varroset ish-lideri libian Maumar Gadafi

Ish-lideri i Libisë Muamar Gadafi është varrosur në një vend të fshehtë në shkretëtirën libiane. Sipas rrjetit prestigjoz BBC varrimi i Gadafit është bërë në mënyrë të fshehtë ndërsa në ceremoni kanë qënë të tranishëm vetëm zyrtarë të qeverisë së përkohshme libiane.
Trupi i ish- kolonelit libian Muammar Gheddafi dhe të birit Mutassim, ish-shefi i Forcave të Armatosura libiane janë transportuar në orët e mbrëmjes të së hënës nga dhoma frigoriferike në Misrata ku u vendosën pas vrasjes së tyre në 20 tetor, në një vend të fshehtë.
Burime nga Këshilli Tranzitor i Libisë saktësojnë se për dorëzimin e trupave të ish-udhëheqësit dhe të birit nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje me tribunë e Gheddafit, Kadafia. Ndërkaq në të tjera zhvillime nga libia, raportohet se Udhëheqësi i përkohshëm i Libisë, kryetari i Këshillit Kalimtar Mustafa Abdel Xhalili, tha se shpreson që bisedimet për formimin e qeverisë së re, të përkohshme, do të përfundojnë brenda dy javësh.
Duke iu drejtuar mijëra njerëzve në qytetin e Bengazit, Xhalili foli një ditë pasi shpalli çlirimin e vendit nga sundimi 42 vjeçar i Muamar Gadafit. Kryetari i Këshillit Kalimtar po ashtu tha se do të bëhen hetime për vrasjen e Gadafit, pas kërkesave të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara, nga grupe të të drejtave të njeriut dhe nga të tjerë.Mjekët që kryen autopsinë e Gadafit thonë se ai vdiq nga plagët e plumbave të marë në kokë dhe në bark.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›