Wikileaks pezullon publikimin e dosjeve

Keshtu u lajmerua papritmas te henen ne faqen e internetit qe ka tronditur boten gjate 2011-s.
Megjithate website i drejtuar nga Julian Assange shtoi se veprimtaria mund te rifilloje perseri nese do te sigurohen te ardhura te reja nga donacionet.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane urdheruar te gjitha kompanite amerikane qe te pezullojne cdo operacion biznesi me Wikileaks e cila ka siguruar nje arkiv te jashtezakonshem dokumentash qe ambasadat amerikane i dergonin Washington-it dosje te cilat i ka publikuar ne vazhdimesi.
Themeluesi i website-t Julian Assange deklaroi ne dhjetor 2010 se nje bllokade e pajustifikuar dhe e paligjshme eshte vendosur mbi Wikileaks nga Banka e Amerikes Visa MasterCard PayPal dhe Western Union.
Sulmi financiar ka shkaterruar 95 te burimeve tona financiare lajmeroi Assange. Kemi shpenzuar pothuajse te gjitha donacionet me miliona dollare qe kane shkuar per te mbuluar kostot e larta te operacioneve tona.