Varroset një person pas mesnate në Bulqizë, dyshime për vrasje
Bulqizë- Persona ende të paindetifikuar kanë varrosur gjatë mesnatës një person në varrezat e Bulqizës, gjë që ka ngjallur dyshime tek policia e kësaj zone.
Mësohet se disa persona pak pas mesnate janë parë të varrosnin dike, gjë që ka shkaktuar habi tek autoritetet vendase të cilat kanë nisur hetimet, pasi është një gjë e pazakontë.
Nga hetimet e para aty është parë një grumbull dheu dhe dyshohet se është varrosur një persona, por nuk ka asnjë shenjë për indetitetin e tij.
Ndërkohë autoritetet janë duke hetuar pasi dyshohet se mund të kemi të bëjmë me një vrasje.
/IDEA/